Ditën e 11 të fushatës, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e kaloi në Gjakovë ku takoi Qytetarët, nga të cilët kërkoi mbështetje maksimale për kandidatin e tyre, Ardian Gola për kryetar të komunës.
Kurti para të pranishmëve tha se është kënaqësi kthimi në Gjakovë, qytet të cilin e quajti vend patriot e që i ka dhënë shumë Kosovës,
“Do të përpiqemi tua lajmë një pjesë të vogël të borxhit që ua kemi. Synimi ynë është që me Shqipërinë të kemi hekurudhën që e lidh Prishtinën me Durrësin dhe në kuadër të saj të kemi segmentin Gjakovë-Shkodër. Tjetra na e dimë sa shume fabrika ka pas Gjakova, s shumë prodhimtari dhe kultura e punës tradita ende ekziston, prandaj ka nevojë për zonë ekonomike me park industrial brenda ku bizneset do të mund të merrnin qira simbolike”, tha ai.
Kurti përmendi edhe ushtrimin “Deefender Europe 2025” qe u mbajt në Gjakovë, për çka tha se me këtë Gjakova u fut në hartën e NATO-s për mbrojtje.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola tha se Gjakova ka nje histori të lavdishme nga lufta te kultura, arti, arsimi dhe lista është e pafundme për çka është i nderuar që është kandidat i përzgjedhur për kryetar të komunës.
“Muzeu i luftës jo që është vetëm dokumentim i luftës, po shpejt mund të kthehet në potencial historik, pasi shume turist po ikin duke mos pas mundësinë që historinë tonë mos me kthy si potencial. Prandaj një muze i luftës është një segment në të cilin do të investojmë për zhvillim ekonomik”, tha Ardian Gola, kandidat i VV-së për Gjakovë.
“Në çdo bisedë, në çdo shtrëngim dore, ne pos mbështetjes së madhe, shohim dashurinë dhe përkrahjen për kandidatin Ardian Gola. Jemi me fat që po i ofrojmë Gjakovës një mundësi që një personalitet si Agon Goola, një profesionist i urtë korrekt e i afërt me të gjithë, te ketë mundësinë të jetë në krye të komunës së Gjakovës”, tha Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje.
Nga tubimi u bë ftesë për votimin e Goles dhe listës me emrat për asamblenë Komunale, në mënyrë qe premtimet e Lëvizjes të bëhen vendime të Kuvendit të Gjakovës.