Në Drenas dhe Skenderaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur takim elektoral me banorët dhe kandidatët për kuvendin komunal.
Kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, tha se me planprogramin e tyre do të fuqizohet ekonomia dhe arsimi i këtyre dy komunave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Drenas, ku i kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, i porositi kandidatët për asamblist që të bëhen zëri e kërkesave të qytetarëve.
Haradinaj tha se në Drenas, kandidati për kryetar, Beqir Kiqina, me ekipin e tij, dëshmon frymë, vullnet e përkushtim për ta çuar përpara vizionin “Dritë për Drenasin”.
Kurse sipas tij, në Skenderaj, lista udhëhiqet nga Feriz Shala, profesionist dhe aktivist i hershëm i Aleancës, të cilit i janë bashkuar personalitete të përkushtuarq për të sjellë një qasje ndryshe në Asamble, ku interesi qytetar vihet mbi gjithçka.
“Dritë për Komunat” nuk është vetëm slogan, por vizion për ta shtrirë qeverisjen shembullore në secilën komunë. Ne e kemi dëshmuar kudo që kemi udhëhequr, me komuna që dallohen për performancë e rezultate që u kanë lakmi të gjithë”, tha ai.