Në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me dy persona. Gjatë kontrollit, tek drejtuesi i automjetit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë, ndërsa tek pasagjeri është gjetur një sasi prej 0.87 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, ndërsa pasagjeri është liruar në procedurë të rregullt.

Po të njëjtën ditë, në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar pasi gjatë kontrollit në oborrin e një shkolle i është gjetur një thikë dhe 0.23 gramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas inicimit të procedurës penale.

Në fshatin Kishnarekë të Gllogocit, është arrestuar një i mitur nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Gjatë kontrollit, atij i janë konfiskuar 6.1 gramë marihuanë. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Në Ferizaj, më 22 shtator është sekuestruar një veturë, ndërsa më 23 shtator, gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një brisk. Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.

Ndërkohë, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, policia ka iniciuar shtatë raste të ndara, ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. Të gjitha rastet janë në fazën e hetimit.