Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti mes motoçikletës dhe një kamioni në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Në videot që ka siguruar RTKlive në vendin e ngjarjes shihen policia dhe ekipet mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për RTKlive se aksidenti i trafikut ka ndodhur rreth orës 09:30 minuta dhe, sipas tij, personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana për RTKlive.