Sot, në dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës,  Avdi Hoti së bashku me nënkryetaren dhe bashkëpunëtorët e sindikatës, vendosën kurora lulesh pranë varrit të tij, duke nderuar me respekt e mirënjohje sakrificën e tij sublime.

 

“Po ashtu, përfaqësuesit e sindikatës morën pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me rastin e këtij përvjetori, duke qëndruar pranë familjes së heroit, kolegëve dhe qytetarëve që përkujtojnë me krenari veprën e tij”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet  se rreshteri Afrim Bunjaku mbetet përjetësisht shembull i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe lirisë së qytetarëve tanë.