Bazuar në vlerësimet shkencore të BE-së dhe legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës(, Pikën D të Kapitullit III të Seksionit VIII të Shtojcës III të Rregullores Nr. 12/2011 Për Përcaktimin e Rregullave Specifike të Higjienës së Ushqimit me Prejardhje Shtazore), produktet e peshkut të papërpunuar duhet të trajtohen në mënyrë adekuate për të eliminuar parazitët që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit. Metodat e rekomanduara përfshijnë ngrirjen në temperatura të ulëta(-18ºC) për periudha të caktuara dhe trajtimin termik në temperatura mbi 60°C, duke marrë parasysh llojin e parazitit dhe trashësinë e produktit. Në tregun e Kosovës, importet me ngarkesat me peshk nga SHBA, Kanadaja, Spanja, Kroacia, Maqedonia e Veriut, në Republikën e Kosovës vinë të ngrira në më shumë se -18 C dhe me certifikata shëndetësore si garanci nga autoritetet e këtyre vendeve. Lloji i peshkut Merluc (hake), i cili gjendet në treg është i destinuar për t’u gatuar dhe nuk shitet si produkt i freskët ose i shkrirë për konsum pa trajtim të sigurt kundër parazitëve. Një komision i pavarur i AUV-së ka pasur parasysh praktikat të cilat përdoren në shtete të ndryshme evropiane, ku produktet e peshkut me praninë e parazitëve ose të pa trajtuara mjaftueshëm asgjësohen, për të mbrojtur shëndetin publik. Duke u nisur nga kjo praktikë Komisioni ka marrë vendim për asgjësimin e peshkut, duke siguruar kështu sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Për këtë çështje kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. lëndës 2025:134825 të datës 12.09.2025 nr. dokumenti 07679680. Në respektim të këtij vendimi, AUV bashkë me kompaninë është duke bërë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe integritetin e tregut ushqimor në Kosovë. Për më shumë, lloji i peshkut Merluc (hake) i cili gjendet në tregun e Kosovës për të cilin bëhet fjalë, përveç se është i ngrirë, i përket llojit i cili është i dedikuar për tu përgatitur me trajtim të nxehtësisë (d.m.th të gatuhet), dhe jo të përdoret si i freskët apo i shkrirë, në këtë rast nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.
Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

You Might Also Like
Kosova Times
Follow US
Find US on Social Medias
Weekly Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
- Advertisement -


Global Coronavirus Cases
Confirmed
0
Death
0
More Information:Covid-19 Statistics