Një i mitur është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Kijevë të Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:45. Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Elezaj.
Ai ka njoftuar se policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri.
“Me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejshme hetimore”, ka shtuar Elezaj.




