Para banorëve të fshatit Dubravë të Kaçanikut, Krasniqi tha se PDK është e vetmja forcë politike që do t’i zgjidhë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët .

Ai theksoi se kështjella e pamposhtur e PDK-së ka qenë dhe do të mbetet Kaçaniku, duke shtuar se kjo do të vërtetohet më 12 tetor me Sabedin Vishin, si dëshmi e lidhjes së fortë mes Kaçanikut dhe PDK-së.

“Sabedini nuk është thjeshtë një kandidat, por është njëri profesionist i përgatitur, programi i tij bazohet në 6 shtylla që çdo familje të Kaçanikut do ta gjej aty”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Na anën tjetër kandidati i PDK për kryetar të Kaçanikut, Sabedin Vishi, nga vendlindja e tij iu bëri thirrje që ta votojnë për të parin e komunës sepse sipas tij platforma e tij është më e mira për mirëqenien e gjithë kaçanikasve.

“Nga 1 janari transportin do ta kenë falas do të ketë rritjet e numrit te bursave për student do ti bëjmë dy shkolla të reja dy çerdhe të reja një sallë që është e buxhetuar do të ketë digjitalizimi të të gjitha shkollave”, tha Sabedin Vishi, kandidat për kryetar të Kaçanikut nga PDK.

Vishi premtoi po ashtu mbi 1 milion euro për bujqë e fermerë, ndërtimin e parqeve të reja subvencionomi e klubeve sportive, mbështetje për te gjitha OJQ derisa ka shtuar se Kaçaniku do të vazhdon të jetë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.No description available.