Kryetarit i PDK Memli Krasniqi së bashku me kandidatin për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu prezantuan vizion qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Krasniqi tha se Ferizaj është model i qeverisjes për gjitha qytete të tjera në Kosovës dhe krejt kjo sipas tij fal punës dhe suksesit Agim Aliu.

“Këto vite ka treguar çfarë do te thotë menaxhim i mirë dhe qeverisje qytetare këto suksese janë vetëm themeli dhe bazamenti mbi të cilat agimi po e ndërton edhe për katër vitet ardhshme. Vizioni i ardhshëm do të thotë ma shumë punë, jetë të mirë për gjithsecilin”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK.

E i rikandiduari edhe për një mandat tjetër për kryetar të Ferizajt nga PDK, Agim Aliu tha se me fitoren e Partisë Demokratike do të fitojnë qytetarët e kësaj komune, duke shtuar se përmbajtja e programit të tij qeverisës është i destinuar për të rinj.

“Projekti kryesor është i ujit të pijshëm për ndërtimin e digës, ndërtimi i ujëmbledhësit në Jezerc sepse vetëm ndërtimi i ujëmbledhësit në Jezerc, do të bëjë zgjidhjen e përhershme të furnizimit me ujë të pijshëm si projekti më strategjikë”, tha Agim Aliu, kandidat për kryetar të Ferizajt nga PDK.

Aliu u zotua për transformimin e qendrës turistike në Jezerc, ndërtimin e impiantit për ujëra të zeza prej 10 milion euro, ndërtimin e ngrohtores së qytetit e po ashtu shtimin e autobusëve dhe themelimin e transportit urban, si dhe krijimin e planifikimit zhvillimor komunal.