By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
100 milionë euro në vit për fermerët, mbështetje sipas praktikave të BE-së
September 25, 2025
Sallatë franceze me rrush rozë dhe vaj limoni pikant
September 25, 2025
Sarkozi shpallet fajtor për konspiracion kriminal
September 25, 2025
ÇFARË PAJISJESH PËRDORIN SPECIALISTËT E DODIKUT: Nga Rusia në Serbi dhe armët e ndaluara (VIDEO)
September 25, 2025
Humbja e rëndë e Viktor Orbanit në Bruksel, përmendja e rënies së…
September 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vengu: Shqipëria synon të bëhet qendër rajonale e industrisë së mbrojtjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vengu: Shqipëria synon të bëhet qendër rajonale e industrisë së mbrojtjes
Lajme

Vengu: Shqipëria synon të bëhet qendër rajonale e industrisë së mbrojtjes

Kosova Times
Last updated: 2025/09/25 at 11:04 AM
Kosova Times Published September 25, 2025
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu shpalosi sot objektivat e mbrojtjes në programin qeverisës 2025-2029.Mbrojtja përbën një kapitull të rëndësishëm në Programin Qeverisës 2025-2029, ku objektivi madhor është që Shqipëria pritet të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes.

 

Sipas tij, në programin për mbrojtjen parashikohet rritje buxheti, vënia në funksion e industrisë ushtarake “Made in Albania”, zgjerimi i kapaciteteve detare, fuqizimi i mbrojtjes civile, infrastruktura në funksion të NATO-s, e shumë të tjera të cilat do ta rendisin Shqipërinë me krenari krah aleatëve.

Prioritet është edhe rritja e kapaciteteve detare ku synohet zgjerimi i flotës me 3 anije të reja dhe modernizimi i flotës ekzistuese.

Po ashtu,  te mbrojtja civile parashikohen të kryhen investime në 2 avionë zjarrfikës, flotë të përforcuar tokësore dhe ngritja e 4 qendrave të reja rajonale të emergjencave civile.

Sa i përket zhvillimit të personelit ushtarak, do të ketë vijim të rritjes së pagës së ushtarakëve, duke arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029 si dhe rritjen e numrit të Forcave të Armatosura.

Te kарасіtetet reaguese dhe inovacioni, objektiv është zhvillimi i aftësive reaguese në territor përmes sistemeve inteligjente dhe funksionalizimit të numrit kombëtar/ndërkombëtar 112.

Një tjetër prioritet është edhe infrastruktura kritike dhe mobiliteti ushtarak, ku parashikohet modernizimi i infrastrukturës dhe përfundimi i investimeve në Korridorin VIII për lëvizjen e Aleancës, me pikënisje në Porto-Romano.

Kurse projektet në zbatim deri në 2029-ën, parashihet, përfundimi i kantierit të Spitalit të Traumës, ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, ndërtimi i Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, krijimi i Kompleksit të Inovacionit Ushtarak në Bërzhitë, finalizimi i Poligonit Ndërkombëtar në Bizë.

You Might Also Like

Policia e Kosovës merr pjesë në Konventën e Europol-it në Hagë

Kurti në SHBA për asamblenë e OKB-së dhe takime me diasporën

Ndërron jetë Sejdi Fejzullahu, babai i heroit, Ibrahim Fejzullahu

Arrestime dhe konfiskime për armëmbajtje pa leje në Gjilan,Pejë e Skenderaj Sh.Ç|RTKlive

Në prag të zgjedhjeve lokale, xhandarmëria kombëtare e Francës në Kosovë

Kosova Times September 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

Kosova Times Kosova Times May 23, 2025
Policia: Do të ketë bllokime të përkohshme të rrugëve në Prishtinë
“Mënyra e formimit të Qeverisë nga partitë fituese, të definohet me norma juridike”
Në fundjavë fillon sezoni i ri në Ligën e Parë, femrat
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?