By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkim Budakova fokusohet në ekonomi dhe arsim në fushatën për Lipjanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bashkim Budakova fokusohet në ekonomi dhe arsim në fushatën për Lipjanin
Lajme

Bashkim Budakova fokusohet në ekonomi dhe arsim në fushatën për Lipjanin

Kosova Times
Last updated: 2025/09/25 at 10:08 PM
Kosova Times Published September 25, 2025
Share
SHARE

Ekonomia dhe arsimi janë dy çështjet kryesore në fokus të Bashkim Budakovës, kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Lipjanit. Në takimin elektoral të mbajtur sot në këtë qytet, në prani të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, u theksua se edhe sigurimi i ujit të pijshëm, por edhe trajtimi i ujërave të zeza, janë projekte që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.

Fushatën elektorale, në ditën e trembëdhjetë të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e vazhdoi sot në Lipjan. Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, në takim me qytetarët, kërkoi që duke i dhënë besimin Bashkim Budakovës për kryetar komune, ata njëkohësisht të japin mbështetje edhe planprogramit për ndryshim që ai ofron. Ai rikujtoi rëndësinë e qeverisjes komunale si derën e parë të ankesave të qytetarëve.

“Megjithatë, në këtë takim me elektoratin e Lipjanit, theksova rëndësinë e projekteve që ofron kandidati i kësaj partie për kryetar komune”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Në planprogramin e tij, Bashkim Budakova theksoi se përparësi do t’i jepet ekonomisë dhe arsimit:

“Platforma programore qeverisëse për katër vitet e ardhshme është e fokusuar në të mirën publike. Qëllimi ynë është të përmirësojmë shërbimet për qytetarët, duke i dhënë prioritet zhvillimit ekonomik dhe arsimit, si dhe trajtimit të ujërave të zeza dhe sigurimit të ujit të pijshëm për komunitetin”, tha ndërkaq Bashkim Budakova, kandidat për kryetar të Lipjanit.

Në fund të këtij tubimi elektoral, u dorëzuan edhe konfirmimet zyrtare për kandidatët për Kuvendin Komunal të Lipjanit, duke shënuar një hap tjetër drejt zgjedhjeve lokale.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times September 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A do të shkojë Vulin përsëri në Moskë?

Kosova Times Kosova Times August 10, 2023
Llukashenko heshtë, para hundës i përgatitën sabotazh: I dhanë goditje të madhe rusëve
Von der Leyen: Irani është burimi kryesor i destabilitetit rajonal
KFOR-i hoqi barrikadat e fundit në veri të Kosovës
Kurti nesër me Bislimin do të mbajnë konferencë para mediave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?