KQZ-ja ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor.

KQZ ka sqaruar hapat që duhet të ndjekin mediet për t’i akredituar përfaqësuesit e tyre për ditën zgjedhore.

“Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i medias duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org. Hapi i dytë: Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast të miratimit, ZRCKFSP do të dërgojë përmes e-mailit kredencialet për qasjen në platformën online, të cilat i mundësojnë përfaqësuesit të autorizuar që të plotësojë edhe të dhënat për personat e medias që kërkohen të akreditohen”, ka sqaruar KQZ-ja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të vëzhgojnë procesin zgjedhor të 12 tetorit, sikurse edhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit  dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.