Ngjarja “Laboratori i Medias së Gjeneratës së Ardhshme 2025” po mbahet në Sarajevë të Bosnje – Hercegovinës, teksa punëtoria synon që të ndërtojë një narrativë ndryshe të raportimit, e cila është në koherencë me të ardhmen.

“26 pjesëmarrës nga RTS (Beograd), RTV Vojvodina (Novi Sad), RTCG (Podgoricë), BHRT dhe RTV FBiH (Sarajevë), RTSH (Tiranë), RTK (Prishtinë) dhe MRT (Shkup) – së bashku me krijues të pavarur të medias – po kalojnë një javë në projektime dizajni dhe bashkëpunim krijues, ndërsa zhvillojnë prototipa mediatik”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Bëhet e ditur se qëllimi parësor është përballja e sfidave mediatike.

“Misioni i tyre është të krijojnë formate të rrëfimit të gjeneratës së ardhshme për të përballuar sfidat e përbashkëta mediatike në të gjithë rajonin. Ekipet do të paraqesin idetë më premtuese për financim fillestar deri në 5,000 € për t’i sjellë konceptet në jetë”, njofton ‘DW Akademie’.