Policia e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj ka realizuar një aksion në kuadër të planit operativ për siguri, ku ka gjetur armë dhe substanca narkotike në një shtëpi të braktisur në rrugën “Behxhet Sojeva”.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të kryer sot rreth orës 15:30, janë sekuestruar një pistoletë, një thikë dhe 14 qese të vogla me substancë të dyshuar marihuanë.
Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësia e krimteknikës dhe ajo e narkotikëve, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin.