Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vikendi do të sjellë kushte jo të qëndrueshme meteorologjike. Moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në disa zona priten reshje të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 7-12°C, ndërsa ato maksimale do të jenë 17-21°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 10-32 km/h.
Edhe në territorin e Shqipërisë parashikohet mot me vranësira të dendura, ku zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore mund të përjetojnë reshje shiu. Zonat jugore do të kenë kryesisht kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat ditore do të luhaten nga 8°C në Ersekë deri në 28°C në Gjirokastër, ndërsa era do të fryjë deri në 35 km/h, si në tokë ashtu edhe në det.