Policia e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me një rast të vdekjes që ka ndodhur të premten në mbrëmje në fshatin Përpellac të Podujevës.
Sipas njoftimit të policisë, në varrezat e fshatit është gjetur një person i gjinisë mashkull, shtetas i Kosovës, pa shenja jete. Pranë trupit të tij është gjetur një pistoletë, e cila ishte e shoqëruar me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
“Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet po hetojnë rastin për të sqaruar rrethanat e vdekjes.