Reshjet do të jenë më të përqendruara në pjesën qendrore dhe jugore të territorit, ndërsa në rajonet veriore dhe veriperëndimore pritet të jenë më të pakta.

Temperaturat do të variojnë nga 6-9°C në mëngjes dhe do të arrijnë deri në 12-16°C gjatë ditës. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi nga 1 deri në 11 metra në sekondë.