Sipas raportit policor, i dyshuari ka përdorur një thikë për ta kërcënuar viktimën, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek ajo. “Pas incidentit, të dy palët janë intervistuar në prani të organeve të rendit”, ka njoftuar Policia.

Në konsultim me prokurorin e rastit, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe do të përballet me hetime të mëtejshme.

Policia ka konfirmuar se po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për të garantuar sigurinë e viktimës.