By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si ta bëni një brumë byreku perfekt të hollë dhe elastik?
September 28, 2025
Megjithatë, në Milano, gratë vishen më mirë. Ja prova
September 28, 2025
Forma e hundës suaj zbulon tiparet më të fshehura të personalitetit
September 28, 2025
Torta më e shpejtë në botë për të cilën miliona janë çmendur
September 28, 2025
Ura më e lartë në botë u hap në Kinë
September 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në sofrën poetike të Matit: Kur poetët bëhen një frymë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Në sofrën poetike të Matit: Kur poetët bëhen një frymë
KulturëLajme

Në sofrën poetike të Matit: Kur poetët bëhen një frymë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/28 at 1:20 PM
Kosova Times Published September 28, 2025
Share
SHARE

Nga Ymer Hysa

Më 27 shtator 2025 në qytetin e Burreli, në vendlindjen e poetit Pjetër Budi, nën kujdesin e poetit Hamdi Hysuka, u mbajt Festivali i 9-të kombëtar i poezisë “Muza poetike budiane” Mat, duke e shndërruar këtë qytet në kryeqytet të kulturës. Aktiviteti nisi që në orët e para të mëngjesit, ku poetët e ardhur nga rrethet e vendit, trojet kombëtare dhe diaspora, përmes telefonatave ftuan njëri-tjetrin për të pirë kafe së bashku te Bar “Il Gusto”. Nga aty nisi festivali, pasi poetët përshkuan së bashku qendrën e qytetit për te busti i poetit kombëtar Pjetër Budi, pranë të cilit u vendosën kurora dhe u bënë fotografi. Përmes njohjesh të reja dhe bisedave të lira, poetët nga këtu vijuan drejt Pallatit të Kulturës së qytetit ku u zhvillua festivali i poezisë. Të pranishëm në festival dhe konkurim poezie ishin poetë dhe poete nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, të cilët u paraqiten denjësisht me poezitë e tyre para një jurie profesioniste të përbërë nga Bajram Cenameti poet, Ermira Ruka poete e pedagoge dhe Elona Basha, mësuese dhe poete. Pas Himnit Kombëtar, moderatori i festivalit, poeti Fatmir Neli, ia dha fjalën kryetarit të Klubit letrar “Pjetër Budi” Mat poetit Hamdi Hysuka, i cili përzemërsisht falenderoi dhe ju uroi mirëseardhjen poetëve të pranishëm si dhe miqëve të ftuar nga klubet dhe rrethet letrare të ndryshme, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqyri Galica, kryetarin e Shtëpisë së Shkrimtarëve të Durresit, poetin Agim Bajrami, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve “Petro Marko” të Vlorës, poetin Myrteza Mara, kryetaren e Bashkimit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i mërgimtarit”me qendër në Novara të Italisë, poeten Trandafile Molla etj. Njëherësh ai falenderoi për mbështetjen dhe praninë e tyre në këtë festival të deputetin e Qarkut Dibër, z Agron Mala, kryetaren e Bashkisë Klos, znj. Valbona Kola, nënprefektin Hasan Pasha etj. -Në këtë festival poezie marrin pjesë 50 poetë konkurues, -u shpreh në fjalën e saj zv. kryetarja e Klubit, Lindita Doda. Në pjesën e parë të festivalit u bë promovimi i tre librave të rinj: “Mjeshtri i eshtrave metalike” i autores Lindita Doda, “Lulkuqet e globit” antologji e BShASh “Zëri i mërgimtarit” dhe “Këtu lindin Dashuritë” i autorit vlonjat, Shon Malaj. Pjesa e dytë e festivalit vazhdoi me leximin dhe interpretimin e poezive nga poetët e pranishëm dhe pas analizës letrare të poezive konkuruese juria bëri vlerësimet me këto çmime: -Çmimi “Pjetër Budi” për poetin Fatmir Neli -Çmimi “Hamit Alia” poetes Arbnesha Kelmendi -“Çmimi i poetëve” për poetin Ymer Hysa -Çmimi i parë shkoi për poeten dhe kritiken letrare, Emrije Krosi -Çmime të dyta poetëve Rafaelo Rakaluzo dhe Setki Jashari -Çmime të treta poetëve Shefqet Merra, Luftar Pepmarku dhe Mynyr Hoxha. -Çmimi “Zëri i ri poetik” poetit Shon Malaj -Çmimi i karrierës poetit Fatmir Gjestila E veçantë e kësaj ore poetike ishte pjesmarrja e poetit italian Rafaelo Rakaluzo i cili i dha festivalit ngjyra ndërkombëtare. Si kurdoherë për poetët sofra matjane u shtrua bujarisht. Kjo ngjarje artistike nuk kaloi pa u fiksuar me fotografi mes miqve poetë për t’u ruajtur si një kujtim i bukur e mbreslënës.

You Might Also Like

Megjithatë, në Milano, gratë vishen më mirë. Ja prova

Dita Ndërkombëtare për Akses Universal në Informacion

Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në Konferencën Evropiane të Xhazit

“Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti merr lajmin e trishtë

Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2025 shënohen me aktivitete në Mitrovicë

Kosova Times September 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtënie me armë në aheng familjar në Shtime, Policia sekuestron mjetin

Kosova Times Kosova Times May 13, 2025
Guardiola, gjithnjë e më legjendar, trofeu i 38-të, i 17-ti në krye të City
LDK-ja nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë
“Uniteti serb” i obligueshëm në shkollat serbe
Si dukej Gaza një vit më parë dhe si është tani: Familjet dikur ishin bashkë, sot kërkojnë njëri-tjetrin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?