By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku nga Skenderaj: Ky është viti i PDK-së, do të rifitojmë shumë komuna
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku nga Skenderaj: Ky është viti i PDK-së, do të rifitojmë shumë komuna
Lajme

Çitaku nga Skenderaj: Ky është viti i PDK-së, do të rifitojmë shumë komuna

Kosova Times
Last updated: 2025/09/29 at 4:31 PM
Kosova Times Published September 29, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ditën e 17-të të fushatës e ka vazhduar në Skenderaj, aty ku zhvilluan takim me gratë e kësaj komune.

 

Kandidati PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku u ka premtuar grave të komunës që synon ta drejtojë , trajtim të dinjitetshëm e mbështetje për bizneset e vogla.

Ai tha se janë gratë e Drenicës  që e kanë mbajtur PDK-në tash e 26 vite, madje edhe atëherë kur, sipas tij, ishte e vështirë.

“Unë nuk dua të flas as për vetën shumë, as për PDK-në, sepse ju jeni ato që e keni mbajtur PDK-në që 26 vjet, edhe atëherë kur ka qenë e vështirë, edhe atëherë kur ka qenë e pamundur, ju i keni qëndruar besnike PDK-së. Partia Demokratike edhe në Skenderaj edhe në Kosovë është shumë falënderuese për mbështetjen që ia keni dhënë jo vetëm në këto zgjedhje, por në të gjitha zgjedhjet. Unë do të përpiqem që gjatë qeverisë time që gratë të kenë trajtim shumë më të dinjitetshëm, ashtu qysh e meritojnë. Unë besoj që gratë do të kenë një fokus të veçantë, sidomos ato në biznese të vogla. Besoj që me ndihmën tonë ato do të janë nesër biznese të mëdha e do të kenë mundësi të punësojnë edhe vajza edhe gra të tjera”, tha ndër të tjera kandidati për kryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se ky është viti i PDK-së, duke shprehur bindjen që kjo parti do të fitojë edhe komuna të tjera, pos atyre që kanë pasur deri tash në udhëheqje.

“Nëna të nderuara, motra, kolege mos u ndalni, kemi arritur shumë, por ky nuk është kufiri asaj çfarë kemi bërë bashkërisht. Në Drenicë nuk vijmë të lypim votë, sepse këto gra, këto nana na kanë dhënë shumë më shumë, na kanë dhënë besim. Në Drenicë vijë të marr forcë për beteja të mëdha që na presin. Dhe po, ky është viti i PDK-së, PDK do të rikthehet fuqishëm jo vetëm në komunat ku tashmë jemi në pushtet, por do të rimarrim komuna tjera. A e dini pse?, sepse i kemi kandidatët më të mirë, listën më të mirë, programin më të mirë, dhe jemi më të guximshëm se të gjithë të tjerët”, tha ajo.

Çitaku ka kërkuar zotim nga Lushtaku që do t’i mbështesë kërkesat e grave të komunës së Skenderajt, derisa tha se jo më larg se me 13 tetor bashkë me gratë e kësaj komune do t’i trokasë në derë me një listë projektesh e prioritetesh.

You Might Also Like

Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Hamza pret ambasadoren Tamar Ziv, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Izrael

“Liria ka Emër” merr leje nga Komuna e Prishtinës për marshin e 17 shkurtit

Kosova Times September 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-kancelari Schroeder në spital per shkak te sindromit burnout

Kosova Times Kosova Times February 4, 2025
Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë (Video)
Fico, në fjalimin e tij të parë që nga atentati, vlerësoi Orbanin për vizitën e tij në Moskë
Përfundojnë takimet në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?