Policia e Kosovës njofton se më 26 shtator 2025 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka ndaluar Sh. F., 25 vjeç, i cili ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.

 

Pas ndalimit, i dyshuari u shoqërua në Stacionin Policor të Prizrenit për intervistim. Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive, ai ka pranuar kryerjen e së paku gjashtë rasteve të vjedhjeve gjatë vitit 2025 në markete të ndryshme të qytetit, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se veprimet hetimore janë kryer në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar lirimin e të dyshuarit në procedurë të rregullt.

Për të gjitha rastet e dyshuara do të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren.