By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK në Dragash, premton për një jetë më të mirë për qytetarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK në Dragash, premton për një jetë më të mirë për qytetarët
Lajme

LDK në Dragash, premton për një jetë më të mirë për qytetarët

Kosova Times
Last updated: 2025/09/29 at 10:49 PM
Kosova Times Published September 29, 2025
Share
SHARE

Dragashi dhe banorët e tij meritojnë vazhdimin e realizimit të projekteve në të mirë të zhvillimit dhe një jete më të mirë. Në formë përmbledhëse, kjo ishte porosia që dha sot në këtë komunë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të fushatës elektorale.

 

Derisa kërkoi votën edhe për një mandat për Bexhet Xheladinin, kandidat i kësaj partie për kryetar të Dragashit, Abdixhiku u shpreh se LDK-ja e mban fjalën, prandaj meriton ta ketë vazhdimin e besimit të qytetarëve.

Në përkrahje të kandidatit për kryetar të Dragashit, në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Ai vlerësoi punën e deritanishme të Bexhet Xheladinit, i cili, njëkohësisht, në zgjedhjet e 12 tetorit kandidon edhe për një mandat. Për punët e tij të kryera dhe të tjerat për të cilat tha se do bëhen në të mirë të banorëve të Dragashit, foli kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Kur sot shohim të gjitha këto punë jam i bindur dhe t’ju them të drejtën shumë më shumë krenar se jo që nuk ju zhgënjyem këtë besim të dhënë por e dërguam Dragashin në model të qeverisjes lokale sepse çdo premtim që bëmë e kthyem në punë çdo projekt që e nisëm e quam përpara çdo fjalë qe e dhamë e mbajtëm siç na mëson Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Derisa rikujtoi se premtimet e Xheladinit të dhëna para katër vjetësh, tashmë janë realizuar, Abdixhiku kërkoi edhe një herë votën për të, në mënyrë që, siç tha ai, të realizohen projekte të tjera.

Kandidati për kreytar të Dragashit, Bexhet Xheladini, në fjalën e tij u ndal më shumë tek projektet që synon t’i realizojë gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

“Në synojmë ndërtimin e një komune moderne transparente dhe gjithëpërfshirëse ku qytetari është në qendër të çdo vendimi. Qeverisja jonë do të jetë pa asnjë aktakuzë për korrupsion apo për keqpërdorim dhe më një dhe realizim të buxhetit mbi 95% të fokusuar në projekte me ndikim të drejtpërdrejt për qytetarët tanë do të garantojmë transparencë përmes konsultimeve të rregullta me qytetarët dhe forume lokale në përfshirje aktive të qytetarëve në vendim marrje”, tha Xheladini, kandidat për kryetar të Dragashit.

Xheladini premtoi shëndetësi falas, përfshirë edhe disa shërbime sekondare si ato kardiologjike, subvencione, si dhe projekte të shumta për të gjitha fshatrat e Dragashit, nga infrastruktura e deri te ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e objekteve shkollore e mjekësore.

Në fund të takimit, u prezantuan edhe lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Dragashit nga LDK-ja, kurse kandidati për kryetar, Bexhet Xheladini, paraqiti edhe disa nga projektet e përfunduara në mandatin e tij.

You Might Also Like

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin

Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta

Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente

46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara

Kosova Times September 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
NI: Projektimi i së ardhmes për Mesdheun
Veterani nga Klina, i plagosur në luftë, kërkon ndihmë për shërim
Zbatimi i rregullores “vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës”
Peci: MBPZhR-ja do të vazhdoj përkrahjen për agrobizneset
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?