Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, një person i dyshuar, të hënën rreth orës 16:40, ka kanosur verbalisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar më 29 shtator 2025 dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.