By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin
January 26, 2026
Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta
January 26, 2026
Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente
January 26, 2026
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara
January 26, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Covey: Thaçi nuk jepte urdhra, UNMIK nuk e trajtonte si komandant të UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Covey: Thaçi nuk jepte urdhra, UNMIK nuk e trajtonte si komandant të UÇK-së
Lajme

Covey: Thaçi nuk jepte urdhra, UNMIK nuk e trajtonte si komandant të UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 1:50 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

Në Hagë po vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i katërt i mbrojtjes, amerikani Jock Covey, zëvendës kryesor i përfaqësuesit special të Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, Bernard Kouchner, gjatë viteve 1999-2001.

 

“Ne kuptonim që UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje se sa një ushtri ku secili individ në zonë, apo komandant në terren kishte një autonomi të gjerë, ndërsa në realitet , qoftë ne realitet apo imagjinatën e tyre, ata e kishin këtë pushtet. Ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre, kjo ishte mënyra se si e kemi kuptuar ne”, tha dëshmitari Covey gjatë dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

I pyetur nëse  Thaçi ishte shefi i Çekut, Covey tha se asnjëherë nuk e ka parë  njërin që t’i jepte urdhër apo udhëzime tjetrit, madje, tha se i dukej se silleshin me rezerva njëri me tjetrin.

“Sipas asaj që kam parë ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin, nuk më kujtohet qartë nëse kanë shkëmbyer fjalë njëri me tjetrin më mënyrë të drejtpërdrejtë, sigurisht asnjëherë nuk e kam parë  njërin që t’i jepte urdhër apo udhëzime tjetrit. Më dukej sikur silleshin me rezerva njëri me tjetrin, dhe sipas përvojës sonë rrallë herë i kemi parë në njërën dhomë së bashku”, tha Covey.

Gjatë kësaj seance u shfaq edhe një dokument që mbante nënshkrimin e Hashim Thaçit si komandant i përgjithshëm i UÇK-së i cili i ishte përcjellë Kouchnerit në bazë të marrëveshjes së  çarmatosjes së UÇK-së , në mes të komandantit të KFOR-it dhe UÇK-së e përmes së cilës i kërkohej që të lejoheshin disa pjesëtarë të UÇK-së të mbanin armë brezi. Mishetiq e pyeti nëse atë kohë a e kanë menduar se Thaçi ishte komandant i UÇK-së?.

“Jo, unë falas në emër të UNMIK-ut. UNMIK-u nuk e ka trajtuar atë si komandant”, tha Covey.

Tutje ai tha se diplomatët dhe burokratët shpeshherë kanë dijeni për nevojën që duhet t’i shërbejnë interesit të caktuar, dhe atë kohë sipas tij, tha ta kishte diskutuar me Kouchner-in pasi kishin marr letrën.

“Mu duk sikur ishte një gjest që ishte në interesin e tij që ta dërgonte këtë letër, thjesht. Ai nuk ka bërë asnjë koment lidhur me urgjencën apo jo të kësaj kërkesë, nuk e ka përmendur më asnjëherë tjetër, nuk u përpoq që të shfrytëzonte mundësinë që ka pasur bashkëpunim në çështje të tjera për t’iu kthyer kësaj çështje. Pra, thjesht mu duk se po shfrytëzonte rastin për t’i shërbyer një interesi tjetër.

I pyetur nëse UNMIK-u i është përgjigjur kësaj kërkesë, ai tha sa i kujtohej jo, dhe se çështja ishte jashtë mandatit të tyre, ishte mandat i KFOR-it.

Dëshmitari foli edhe për rëndësinë që atë kohë ish-luftëtarët e UÇK-së të integroheshin në Policinë e Kosovës.

Ai u pyet kush ishin elementët më radial në UÇK që duhej të bindeshin për tu integruar, siç shkruhej në një dokument të cilin e lexoi avokati mbrojtës i Thaçit, Mishetiq.

“Unë nuk kam pasur asnjëherë një pasqyrë të plotë apo një kuptim shumë të mirë, skemë shumë të mirë, të asaj çfarë ushtria do ta quante rendi i luftimeve të UÇK-së, për të kuptuar më qartë se kush ishte përgjegjës për një rajon të caktuar dhe kujt i raportonte ky person i caktuar. Një pjesë e  mirëkuptimit tonë kishte të bënte që jeta e brendshme e UÇK-së ,sipas KFOR-it, dhe në fakt edhe unë vetë kam pasur kontakte të rregullta me UÇK-në në të gjitha nivelet dhe sigurisht që kishte persona të caktuar me të cilët UÇK-ja dëshironte të fliste në kuptimin e preferencës për të folur. Nuk e kam fjalën për biseda rastësore, por më duhet të them që prej ditës së parë kur kemi qenë në Kosovë, e kam fjalën për Kouchner-un dhe për vetën time, kemi organizuar takime të rregullta me Mike Jackson  në selinë e vetë, dhe qëllimi kryesor ka qenë të shkëmbejmë informacione, të flasim me njëri-tjetrin e të merrnim vesh se çfarë po ndodhte”.

You Might Also Like

Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin

Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta

Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente

46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara

Moti në Shqipëri me reshje në të gjithë territorin

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjysmëfinalet e dyta në Ligën e Parë të Meshkujve

Kosova Times Kosova Times March 18, 2024
‘Sunny Hill Festival’ radhitet në mesin e top pesë festivaleve më të mëdha evropiane
Ekzekutohen pagat me rritje +55 euro për shërbyesit publikë
Bullgaria refuzon të ekstradojë një vullnetar ukrainas në Bjellorusi
Një liqen me pamje nga deti: një mrekulli kroate e natyrës që duhet parë live
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?