By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos
January 21, 2026
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kufiri që ndau vajzën pesëvjeçare nga nëna e saj dhe takimi pas 42 vitesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kufiri që ndau vajzën pesëvjeçare nga nëna e saj dhe takimi pas 42 vitesh
Lajme

Kufiri që ndau vajzën pesëvjeçare nga nëna e saj dhe takimi pas 42 vitesh

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 1:54 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

Mbyllja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 1948, atëherë pjesë e Federatës Jugosllave, solli ndarjen tragjike të mijëra familjeve shqiptare që jetonin përgjatë vijës kufitare. Një nga historitë më prekëse të kësaj periudhe është ajo e Hanife Myzyrajt, e cila sot është 82-vjeçare, e lindur në fshatin Demjan të Hasit në Kosovë dhe e martuar në fshatin Dobrunë të Shqipërisë.

 

Në qershor të vitit 1948, në moshën pesëvjeçare, Hanifja shkoi së bashku me gjyshin e saj, Adem Sokolin, për vizitë te dajallarët në fshatin Vlahën të Shqipërisë. Ishin pjekur qershitë dhe ajo sic do fëmijë ndjente mall për të qëndruar të dajallarët. Pas dhjetë ditës qëndrimi kufiri u mbyll dhe Hanifja mbeti në Shqipëri. Ndërsa prindërit nëna fata dhe babai Rexhepi mbetën në Kosovë.

“Pas dhjetë ditësh më thanë: ‘Po mbyllet kufini, a do me dal? Unë thashë: ‘Jo. Pse, me çka e mshelin, a ka gardh, a ka mur, kur të më merr malli, shkoj.’ – ‘Po nuk mundesh, ka tela, ka gjemba, ka roje.’ Unë thashë: ‘Jo, du me nejt, don me nejt rri dhe u mbyll kufini”, rrëfen Hanifja me një ton që përzien pafajësinë fëmijërore me dhimbjen e pashlyer të ndarjes.

Hanifja u rrit në Shqipëri, kreu4 vite të shkollës fillore dhe më vonë u martua në fshatin Dobrunë, rrethi i Kukësit,  vetëm pak kilometra nga fshati i saj i lindjes.

Pas 42 vitesh ndarje, në vitin 1990, kur u mor vendim për lehtësim të kalimit të kufirit Hanifja mori leje për ta vizituar Kosovën dhe për t’u takuar me nënën e saj. Takimi ndodhi në pikën kufitare të Qafë Morinës dhe konsiderohet një nga momentet më të forta emocionale të jetës së saj.

“Pas 42vjete e pava nanën, u takum, janë te kufini krejt, nana, motrat, vëllezërit, kojshitë, krejt mahalla Shehi… rreth tridhjetë makina dhe mbi 200 vetë, si dasmë…U përqafuam me nanën , ajo kajke e unë jo u mpina…nuk e njifsha nanën, me thoshin kjo o nana jote po unë deri mas tri dite nuk kam nejt me të , e mas tri dite nisa me dasht, mu josh” rrëfen Hanife Myzyri.

Janë mijëra histori si kjo e Hanife Myzyrajt, të pathëna dhe të harruara në rrjedhën e viteve. Shumë prej tyre mbajnë mbi supe një barrë të rëndë që nuk arritën kurrë të takoheshin më të afërmit e tyre .

Rrëfimi i Hanifes mbetet një kujtesë e fuqishme e çmimit që kanë paguar familjet shqiptare për shkak të politikave që shkatërruan lidhjet njerëzore në emër të kufijve artificialë.

Rrëfimin e plotë të Hanife Myzyrajt mund ta dëgjoni më 1 tetor, ora 14:10, në Radio Kosova 1, në emisionin “Rrëfim pas rrëfimi”, me gazetaren Sabrie Haxhiu./rtk

You Might Also Like

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

Vdiq veterani i UÇK-së dhe ish-i burgosuri politik, Esat Kurtaliqi

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Transgjinorja Riki Valerie Kole u bë Miss Holanda

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Ministri iranian paralajmëron Izraelin se mund të përballet me “tërmet të madh”
Duart e modës në plazhet e stilistëve
Çfarë po ndodh në Ukrainë?
Termokos me testime të fundit, gati për ngrohje urgjente
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?