By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për mbrojtjen
September 30, 2025
Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec
September 30, 2025
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KADC: Nevojë urgjente për veprim kundër “vaping” pranë shkollave – kërkohet mbrojtje e të rinjve nga duhani dhe produktet e reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > KADC: Nevojë urgjente për veprim kundër “vaping” pranë shkollave – kërkohet mbrojtje e të rinjve nga duhani dhe produktet e reja
Shëndetësi

KADC: Nevojë urgjente për veprim kundër “vaping” pranë shkollave – kërkohet mbrojtje e të rinjve nga duhani dhe produktet e reja

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 3:09 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE
Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka organizuar një tryezë diskutimi urgjente me temën: “Rreziku i ‘Vaping’ pranë shkollave: Nevoja për veprim të përbashkët”, ku u theksua domosdoshmëria e ndërhyrjes institucionale për mbrojtjen e të rinjve nga përdorimi i duhanit dhe produkteve të tij të reja.Drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahija, tha se një prej synimeve kryesore është krijimi i shërbimit për ndërprerjen e duhanpirjes si një mundësi shëndetësore për qytetarët.“Një prej objektivave është themelimi i shërbimit të ndërprerjes së duhanpirjes për popullatën tonë. Për të pasur sukses, vetëdijesimi është i domosdoshëm dhe përfshirja e prindërve është thelbësore”, tha Spahija.Nga ana tjetër, Valdet Hashani nga QKMF premtoi mbështetje institucionale dhe avokim drejt politikëbërësve. Ai theksoi se trajnime të tilla janë të domosdoshme për t’i ndihmuar të rinjtë që duan të lënë duhanin.“Do të avokojmë që të bindim politikëbërësit për këtë iniciativë. Nuk ka gjë të mirë në duhan, është një ves që më vonë bëhet sport i rrezikshëm”, u shpreh Hashani.Edhe Faik Hoti nga IKSHPK rikujtoi pasojat e mëdha shëndetësore dhe ekonomike të duhanit duke theksuar se mbi 8 milionë njerëz në botë humbin jetën çdo vit nga kjo dukuri. Ai paralajmëroi për rrezikun e futjes së cigareve elektronike në përdorim nga të rinjtë.“Po ballafaqohemi me një fushatë të egër të industrisë së duhanit. Është me rëndësi që të insistojmë në zbatimin e ligjit dhe përfshirjen e produkteve të reja në kuadër të tij”, tha Hoti.Ndërsa drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ngriti shqetësimin për rritjen e rasteve të kancerit në mushkëri, veçanërisht tek personat e rinj. Ai theksoi rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit si masa parandaluese.“Çdo vit kemi rreth 200 pacientë me kancer në mushkëri. Nëse nuk veprohet, situata do të bëhet edhe më problematike. Lufta më e mirë ndaj kancerit është ndalimi i duhanit”, apeloi Kurtishi.Tryeza përfundoi me thirrjen e përbashkët që institucionet, shkollat, prindërit dhe shoqëria civile të bashkëpunojnë për mbrojtjen e të rinjve nga efektet e rrezikshme të duhanit dhe produkteve të tij të reja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Të mërkurën nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë

Analiza e ADN-së e një gruaje 117-vjeçare zbulon sekretet e jetëgjatësisë

Një pije që pastron arteriet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve me zemrën

Si të gatuhet mishi i zier në mënyrë që të jetë i shëndetshëm

Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi në tetor

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Guild Eagles mbetet në garë, mposht Nexus

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Krasniqi: Procesi i Berlinit, platformë e mirë për një zhvillim ekonomik
Horoskopi ditor për 18 Prillin
Në qendër të Milanos, pranë portës romake, ka ndodhur një shpërthim (Video)
Si ta dalloni vajin e mirë të ullirit? Kultivuesi i ullirit tregon se çfarë duhet të keni kujdes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?