By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
Lajme

Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 10:41 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e kryeqytetit. Në këtë ngjarje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh se “nga kjo sallë e kuqe themi se Prishtina është e kaltër, se Prishtina është LDK, se Prishtina është me Përparim Ramën”, të cilin e cilësoi si lider modern dhe punëtor.

 

“Ky qytet nuk duhet të mbetet peng, duhet të ecë përpara. Kur ecë Prishtina, krejt Kosova ecë përpara. Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern, ai nuk erdhi nga politika me fjalë të thata por me punë, nuk erdhi me retorikë”, tha Abdixhiku.

Ai veçoi disa projekte që sipas tij janë arritje të rëndësishme të LDK-së në Prishtinë. Si projekt më të madh dhe si krenari më të madhe, ai përmendi mësimin tërëditor, i cili tashmë është zbatuar në 12 shkolla dhe që, sipas tij, gjatë mandatit tjetër do të shtrihet në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Po ashtu, Abdixhiku foli për projektin e Unazës së Qytetit, të cilën e quajti standard të ri për Prishtinën dhe që sipas tij mban vulën e LDK-së.

“Me LDK-në nisi rruga A, me LDK-në nisi rruga B, rruga C, rruga E…”, tha Abdixhiku, duke theksuar se qeverisja në kryeqytet nuk ka qenë e lehtë për shkak të, siç tha ai, pengesave të shkaktuara nga qeveria qendrore në detyrë.

Ndërkaq, kandidati për një mandat të dytë në krye të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, para banorëve të kryeqytetit premtoi përfundimin e projekteve të nisura dhe realizimin e projekteve të reja që do të transformojnë plotësisht Prishtinën në katërvjeçarin e ardhshëm.

“Kemi me fituar pa balotazh, sepse kemi punuar katër vite pa ndalë. Rruga A, lidhja e Veternikut me rrugën A, kemi punuar shumë”, tha ai.

Rama gjithashtu falënderoi bashkëshorten dhe fëmijët e tij për mbështetjen, duke theksuar kthimin e tyre në Prishtinë si pjesë e angazhimit të përbashkët për qytetin.

Në fjalën e tij, kryetari i Degës së Katërt të LDK-së në Prishtinë, Besian Mustafa, tha se kjo lagje është vendi ku u vunë themelet e LDK-së, të lirisë dhe të demokracisë. “Këtu, në Dardani, Ulpianë, Qendër, Qafë, Shkabaj e Kalabri, kemi rrënjët tona. Këtu na kanë rritë prindërit tanë e këtu ne po i rrisim fëmijët tanë”, theksoi Mustafa.

Ai shtoi se fitorja e LDK-së është e pashmangshme dhe e domosdoshme, duke e cilësuar si garanci për të ardhmen: “Sot qeverisim me Përparim Ramën në Prishtinë dhe nesër me Lumir Abdixhikun kryeministër”, tha ai.

Në këtë tubim, LDK prezantoi edhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Prishtinës, për të cilët u tha se janë vizionarë dhe të gatshëm për të punuar drejt dhe në shërbim të qytetarëve.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Një nga basketbollistet më të bukura në botë ka pozuar thuajse e zhveshur

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Presidentja Osmani sot do të takojë presidentin e Malit të Zi
Ndahet nga jeta kompozitori japonez fitues i çmimit Oscar, Ryuichi Sakamoto
Peci: Ligji duhet të zbatohet njëjtë në gjithë territorin e shtetit
Abdixhiku në Gjenevë: Bashkimi i se djathtës po ndodh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?