Nga ; Musa Kurhasku
Raporti i Bankës Botërore e vendos Kosovën në vendin e parë në botë për tkurrjen e popullsisë. Çdo ditë qindra njerëz largohen, duke lënë pas fshatra e lagje të zbrazura. Shkolla mbyllen për mungesë nxënësish, bizneset shuajnë dritat, dhe ardhmëria e vendit tretet bashkë me valixhet që mbushin aeroportet.
Një politikë që prodhon vetëm numra.
Ndërkohë, partitë politike sillen sikur jetojnë në një realitet paralel. Në zgjedhjet lokale, në çdo komunë garojnë po thuaj se 300 deri në 500 kandidatë për asamble. Një absurditet i gjallë: popullsia pakësohet, kandidatët shumëfishohen.
Nga do t’i marrin votat gjithë këta emra?
A do të konkurrojnë edhe për votat e shtëpive të boshatisura?
Ky inflacion kandidatësh nuk është demokraci, por karikatura e saj.
Pasoja që nuk mund të fshihen është si
Ekonomia në boshatisje. Bizneset nuk kanë më punëtorë e konsumatorë. Komunat humbin taksa. Kan mbet taksat nga ndërtimet e objekteve kolektive që mbase dyshohet se gjithë këto ndërtime kanë zanafillën në shperlarje të parave.
Arsimi në rënie. Shumë shkolla mbyllen sepse nuk ka nxënës.
Shoqëria pa shpresë. Ikja masive dobëson identitetin dhe e bën vendin më të brishtë.
Demokraci me lista boshe.
Nëse kjo rrugë vazhdon, shumë shpejt do të kemi më shumë kandidatë sesa votues. Një farsë politike ku pushteti vendor mbushet me lista të gjata, ndërsa qytetet e fshatrat zbrazen nga njerëzit.
Çka i duhet Kosovës?
Jo “ushtri kandidatësh”, por njerëz me vizion, ndershmëri dhe përkushtim. Politika si shërbim, jo si privilegj. Përndryshe, do të mbetemi me fletëvotime farse dhe me vendin gjithnjë e më bosh.
Në këtë realitet, premtimet e kandidatëve për “zhvillim lokal” duken si lojë fjalësh mbi një tokë që po mbetet e shkret.
Sa më vijë trishtim nga kjo situatë e vendit të mijëra dëshmorëve, të 1350 fëmijëve të vrarë e 14 mijë qytetarë që gjaku tyre shkonte si vad uji në vitet e luftës 1998-1999. Zgjohuni o popull liridashës mbroni lirin e fituat me gjak nga pushtuesit politik.
Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!
