Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në stacionin e autobusëve në Pejë mes disa personave, ku dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri.
Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Gashi.