By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën
January 25, 2026
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
January 25, 2026
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”
Opinion

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova Times
Last updated: 2025/10/02 at 1:24 PM
Kosova Times Published October 2, 2025
Share
SHARE
Zejdush Kastrati
Gjatë mandatit të kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama, qytetarët e kryeqytetit kanë përjetuar vetëm rritje çmimesh: të tatimit në pronë, të shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave dhe të furnizimit me ujë.
A duhet vallë ta mbështesim sërish këtë kandidat që kërkon një mandat të dytë për të udhëhequr Prishtinën?
Përveç kësaj, qyteti ynë vazhdon të vuajë nga mungesa e ndriçimit në rrugë e lagje, nga kaosi i komunikacionit e parkimit, si dhe nga zhurmat e motoristëve dhe muzika e lartë e veturave gjatë natës në rrugët më të frekuentuara.
A është kjo arsye që ta mbështesim, apo duhet t’i themi: “Mjaft, nuk të besojmë më, z. Rama”?
Prishtinës i nevojitet një kryetar me “këmbë në tokë”: një pragmatist që merret me hallet e banorëve, që e nis mandatin pa borxhe dhe jeton modestisht – jo si “aristokrat” me 4 milionë euro piktura në shtëpi.
Ne kemi nevojë për një udhëheqës që nuk premton pishina, liqene e tramvaje, por që bashkëjeton me problemet e qytetarëve, veçanërisht me sfidat e nxënësve, studentëve, skamnorëve e hallexhinjve, të cilët kurrë nuk patën mundësi as t’ia shprehin hallin këtij kryetari.
Çfarë mund të presim nga një person që jep tender në qendër të qytetit pa vendim të plotë, e kur punimet ndërpriten dhe bllokohet qyteti, fajëson të tjerët për bllokim dhe deklaron se dikush tjetër duhet të përfundojë në burg?
Nuk e di nëse kandidatët e tjerë janë më të mirë apo do të na zhgënjejnë edhe ata. Por një gjë është e sigurt: edhe pse fillimisht e kemi mbështetur këtë kryetar, zhgënjimi ka qenë aq i madh sa largimi i tij do të krijonte të paktën një klimë më të qetë dhe një shpresë se ndoshta do të dalë dikush më i pranueshëm, më korrekt e më dinjitoz për ta udhëhequr kryeqytetin tonë.
Përparim Rama e pati rastin – por fatkeqësisht, na zhgënjeu.
Gjithsesi, para votimit të 12 tetorit, ia vlen të lexohet edhe raporti i fundit i auditimit, për të parë çfarë thotë ai për aspektet financiare në Komunën e Prishtinës.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times October 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dita Botërore e Gjuhës Rome

Kosova Times Kosova Times November 5, 2025
Rama prezanton menynë e re për mësimin gjithëditor në shkollat e Prishtinës
Rasti i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës/ Lirohet nga detyra kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor
Blerjet e CKB janë të klasifikuara. Putini po trajtohej nga një onkolog
Knaus: Franca e Gjermania pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?