Po ashtu, në palestrën sportive të qytetit po realizohen punime për përmirësimin e infrastrukturës, e ku ulëset e vjetra, me ngjyrat e flamurit të Serbisë, po zëvendësohen me ulëse të reja me ngjyrat e qytetit, gjelbër e bardhë, duke krijuar kësisoj një ambient më modern dhe të përshtatshëm për aktivitete sportive.