By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkollat malore ndezin ngrohjet për shkak të temperaturave të ulëta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shkollat malore ndezin ngrohjet për shkak të temperaturave të ulëta
Lajme

Shkollat malore ndezin ngrohjet për shkak të temperaturave të ulëta

Kosova Times
Last updated: 2025/10/02 at 11:18 PM
Kosova Times Published October 2, 2025
Share
SHARE

Ndonëse sezoni i dimrit për ngrohje ende nuk ka nisur, në fshatrat e thella malore kanë filluar reshjet e borës, ndërsa është parë e nevojshme të nisë ngrohja e objekteve shkollore.

 

Ka ditë që në fshatin Mushnikovë kanë filluar ndezjen e ngrohjes qendrore, pasi temperaturat në këtë vend, 900 metra mbi nivelin e detit, ishin të ulëta.

Këtë fillim tetori, shumë fshatra të komunës së Prizrenit u zbardhën nga reshjet e borës.

Temperaturat kanë shënuar rënie të dukshme, ndërkohë që oxhaqet e shtëpive kanë filluar të nxjerrin tym. Edhe në shkollën e fshatit Mushnikovë, të Luginës së Lumbardhit, është parë e nevojshme të ndizen stufat për krijimin e kushteve optimale për mësim.

“Prej ditës së hënë e deri më sot ne jemi duke e përdorë ngrohjen qendrore në shkollë, për sivjet ende nuk jemi të furnizuar me lëndë djegëse, për shkak se procedura është në tender, por për ne nuk paraqet ajo fare problem, sepse ne ç’do vit marrim pak ma tepër që na duhet, kështu që ne kemi ‘pelet’ të mjaftueshëm për fillimin e sezonit së ngrohjes qendrore. Minimumi i kam 5 tonë në depo, që mundet një kohë të gjatë ti përdorim deri sa të kryhet procedura e tenderimit”, tha Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”.

Aida Bajrami udhëton nga një fshat tjetër, për të vijuar mësimin në këtë shkollë, ndërsa thotë se, pavarësisht largësisë, dhe kushteve të motit, në shkollë është ngrohtë.

“Pesë apo gjashtë minuta i bëjmë me kombi, ndërsa me këmbë është larg, ndoshta një orë. Këtu kushtet i kemi të mira”, tha Bajrami.

Edhe mësimdhënësja Ifeta Bajrami udhëton me vite të tëra nga Prizreni, por mësimi nuk është penguar asnjëherë për shkak të ngrohjes thotë ajo.

“Nisem në ora 7 për në mësim, këtu mësimi fillon në 7.45, pak është i vështirë udhëtimi vetëm, varet prej rrugës, komunikacionit, këtu jo. Këtu kushte kemi, edhe kemi pas, do me thënë izolimi është në rregull, ngrohja në rregull”, tha Ifeta Ahmeti, mësimdhënëse.

Thuajse të gjitha shkollat e fshatrave malore mësimi është duke u zhvilluar normalisht, pasi kanë disa rezerva të lëndës djegëse nga viti i kaluar, deri sa të fillojë edhe furnizimi me dru dhe ‘pelet’, për këtë vit.

Përndryshe, reshjet e borës kanë vënë shtresa disa centimetërshe në Prevallë dhe fshatrat përreth, por rrugët janë të kalueshme.

You Might Also Like

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe disa lokale me muzikë nate

SPERTK: Punëtorët e RTK-së nga e hëna fillojnë grevën e përgjithshme

Kosova dhe Turqia synojnë forcimin e trajnimeve dhe industrisë së mbrojtjes

Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kosova Times October 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjashtë palestinezë dhe dy izraelitë vriten në Bregun Perëndimor

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Kremlini njoftoi një takim midis Trump dhe Putin në Serbi ose në një vend tjetër
Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin
Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin
Osmani rrëfen momentin kur ushtari serb ia kishte vendosur tytën e kallashnikovit në gojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?