Në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur me Kursin e Liderit Luftarak (KLL), i cili është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.
Në një postim në ‘Facebook’, FSK bën të ditur se gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit u pajisën me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojat e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese.
“Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren”, thuhet në postim.
Ndryshe, FSK njofton se ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturën e FSK-së, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e përgjithshme operacionale të forcës.