By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 3 personave për mashtrim e det
November 18, 2025
Buxheti i Prishtinës, Rama i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
November 18, 2025
Nesër dy seanca në Kuvend, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
November 18, 2025
Murati: Rivalitetet në LDK po e bllokojnë buxhetin e Prishtinës
November 18, 2025
Qeveria e re e Kosovës pa kushtëzimin me shantazh nga vetoja e votës së Listës Serbe
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AAK në Ferizaj foli për siguri, paqe e investime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AAK në Ferizaj foli për siguri, paqe e investime
Lajme

AAK në Ferizaj foli për siguri, paqe e investime

Kosova Times
Last updated: 2025/10/03 at 9:51 PM
Kosova Times Published October 3, 2025
Share
SHARE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot u ndal në Ferizaj. Në ditën e 21-të fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, foli për siguri, paqe e investime.

 

Këto ishin temat mbi të cilat ai u përqendrua në takim me ferizajasit. Prandaj, ai tha se vota për AAK-në dhe Xhemile Murati Ademin, kandidaten për kryetare të Ferizajt nga kjo parti, është garanci  për Kosovën dhe votë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ai tha se në listën e partisë që drejton, ka emra të dëgjuar të njerëzve të zot që i bëjnë ndër Ferizajt dhe mbarë Kosovës.

” Ne i kemi mbështet shumë projekte për Ferizajn me kosto të lartë, e nëse prapë marr përgjegjësi, ju premtoj se do të jem me ju, për arsye se ju jeni dëshmuar të zot, Ferizaj ka dëshmi që është vend i kompanive të suksesshme, e di rrugëtimin tuaj për atdhe e komb, Kosova ka nevojë për ju, vota juaj është dëshmi që duam të jemi në drejtimin e duhur me aleatët tojë, mos të harrojmë kush e donë kombin e donë Amerikën, mos të harrojmë kush na ka ndihmu”, ka thënë Haradinaj.

Derisa shprehu bindjen se AAK-ja është subjekt politik që ka bërë shumë për Ferizaj, kandidatja për kryetare të kësaj komune, Xhemile Murati Ademi, në këtë rast veçoi kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinajn.

“Ne jemi hisedar të suksesit, Ferizajn e presin shumë sfida të reja, ne do të hapim shkolla të reja, përkrahje në bursa, objekte sportive, do të punojmë për një Ferizaj ku shëndetësia është afër qytetarëve, do të kujdesemi të rritet stafi shëndetësor në raport me numrin e banorëve, e kështu do të lehtësojmë punën e mantel-bardhëve, do të ndërtojmë qendrën për personat e varur nga substancat narkotike…”, ka thënë Xhemile Murati-Ademi, kandidate për kryetare të Ferizajt nga AAK.

Në këtë takim elektoral mori pjesë edhe Xhavit Zariqi, i i cili është edhe kryesues i listës së AAK-së, për të cilën tha se është më premtuesja për qytetarët. Sipas tij, të gjithë, përfshirë edhe votuesit e AAK-së, kanë nderin që për lider të kenë një njeri të veçantë që është dëshmuar në të gjitha kohërat duke kontribuuar në luftë dhe liri.

Në tubim u prezantua lista garuese e AAK-së prej 43 kandidatësh për Kuvendin Komunal, derisa u premtua infrastrukturë, investime në kanalizim, arsim, shëndetësi, ekonomi, sport e shumë sektorë të tjerë, për çka edhe u kërkua dalje masive në zgjedhjet e 12 tetorit.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 3 personave për mashtrim e det

Buxheti i Prishtinës, Rama i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Nesër dy seanca në Kuvend, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme

Murati: Rivalitetet në LDK po e bllokojnë buxhetin e Prishtinës

Qeveria e re e Kosovës pa kushtëzimin me shantazh nga vetoja e votës së Listës Serbe

Kosova Times October 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Xavi para sfidës me PSG-n: Jemi gati

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Brighton mposht Man Unitedin
I heqet imuniteti Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij
Specialja arreston dy persona për pengim të drejtësisë
Të dhëna zyrtare: Tre zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy shkencëtarë bërthamorë u vranë në Iran
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?