Prishtina ka arritur një fitore dramatike në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1:0. Ndërsa Llapi ka marrë fitore si mysafir në Malishevë.
Hero i ndeshjes në prishtinë ka qenë Blend Baftiu, i cili në minutën e 90+7-të ka realizuar ndaj ish-skuadrës së tij, duke i dhënë Prishtinës tri pikë të vlefshme në fundin e takimit.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndonëse të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira për të shënuar.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Malishevës nuk i ka shërbyer terreni vendas në përballje me Llapin. Skuadra podujevase ka triumfuar me rezultatin 2:1. Për skuadrën e Tahir Batatinës kanë shënuar Axel Gnapi në minutën e gjashtëdhjetë e një dhe Muhamet Hyseni në minutën e tetëdhjetë e katërt, ndërsa goli i vetëm për Malishevën është realizuar nga Ferati në minutën e pesëdhjetë e shtatë.
Prishtina vazhdin kryesimin e renditjes, kurse i fundit gjendet Ferizaj.