By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rruga Deçan-Plavë, projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e turizmin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Rruga Deçan-Plavë, projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e turizmin
Uncategorized

Rruga Deçan-Plavë, projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e turizmin

Kosova Times
Last updated: 2025/10/04 at 10:33 PM
Kosova Times Published October 4, 2025
Share
SHARE

Realizimi i projektit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, që do të lidhë Deçanin dhe Plavën, edhe më tej mbetet kërkesë e banorëve të Dukagjinit dhe atyre të Malësisë së Plavës e Gucisë.

 

Në fakt, një pjesë e kësaj rruge brenda territorit të Kosovës tashmë është ndërtuar por pengesë vazhdon të mbetet Manastiri i Deçanit, i cili vazhdimisht po e kundërshton realizimin e këtij projekti. Banorët e Malësisë kërkojnë një këmbëngulje më të madhe nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, përballë qeverisë së Malit të Zi, për jetësimin e këtij projekti, që nuk pasqyron vetëm infrastrukturë rrugore por hap drejt zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Tahir Gjonbalaj, aktivist dhe veprimtar i dalluar në Plavë e Guci, thotë se ky projekt përveç se mbetet jetik për komunitetin, është edhe projekt kombëtar, prandaj qeveria e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë duhet të bëjnë më shumë trysni në qeverinë malazeze në mënyrë që të kemi një marrëveshje politike për jetësimin e tij.

“Ky jo vetëm që është një projekt, një objekt infrastrukturor por është edhe një projekt kombëtar i cili do e gjallëronte këtë vend, këtë trevë e cila po boshatiset ditë pas dite. Nëse nuk realizohet ky projekt dhe disa të tjera vetëm munden me folë dikur historianët se në trevat e Plavë e Gucisë ka pasë shqiptarë ose ishin shqiptarë. Fatkeqësisht numri i popullsisë ka ra. Në vitin 1908 vetëm në Guci ishin 23 mijë banorë, e cila ju konkurronte qyteteve të mëdha në Evropë, atëherë ndërsa sot në Guci janë 2000 banorë”, tha Gjonbalaj.

“Kjo trevë ka nevojë për ndihmën e Prishtinës zyrtare, ka nevojë për Deçanin, Pejën. Kemi nevojë për me i lidh edhe më afër, që projekti i filluar qe sa vite të përfundohet edhe kjo trevë përfundimisht të lidhet përmes rrugës Plavë – Deçan edhe me Kosovën në përgjithësi. Rruga Plavë – Deçan është pjesë e Planit Hapësinor që është aprovuar nga Parlamenti i Malit të Zi, dhe ne duhet të japim maksimumin të gjithë që ky projekt të realizohet”, tha Sadri Balidemaj, aktivist nga Martinaj

“Mali i Zi nuk është i interesuar t’i hap këto rrugë, rruga për Deçan, rruga për Çakorr, të hapej këtu për Çerem, ose Vuthaj, Valbonë, dhe kjo do i lidhte njerëzit me rrugë e cila do e shkurton komunikimin, ardhjen, vajtjen. Megjithatë jam i bindur se kjo periudhë do të vij por kam frikë se vonohet”, tha prof. Binak Ulaj, Vuthaj.

Në fakt, një pjesë e kësaj rruge brenda territorit të Kosovës tashmë është ndërtuar por pengesë vazhdon të mbetet Manastiri i Deçanit i cili vazhdimisht po e kundërshton realizmin e këtij projekti.

“Pengon ndërtimin e segmentit rrugor prej 5 km, i cili do të mundësojë një qarkullim më të mirë më të lirë të qytetarëve dhe do të mundësojë investimet në këtë pjesë. Është shqetësim edhe është pengesë politike për ne mosndërtimi i këtij segmenti që është projekti më kapital që e mundëson zhvillimin e turizmit”, tha Adem Lushaj, Deçan.

Realizimi i këtij projekti ndërkufitar rrugën Deçan-Plavë do ta shkurtonte në vetëm 36 km, e që do të ishte i mirëseardhur për zhvillimin ekonomik të të dyja komunave.

You Might Also Like

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej

Begaj kërkon nga Moldavia të rishqyrtojë njohjen e Kosovës

Kosova Times October 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ibishi: Të arrestuarit për spiunazh kanë qenë të rrezikshëm

Kosova Times Kosova Times June 5, 2024
Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale
Basha: Fitorja e PPE-së, garanci për procesin integrues të Shqipërisë
Specialja konfirmon se kanë pranuar letër nga Haxhiu për rastin Thaçi
Sot, Dita Botërore e Filozofisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?