By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari
October 6, 2025
Tubim i PDK-së në Gjakovë
October 6, 2025
Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes
October 6, 2025
Besa Shahini nis peticionin për ndryshimin ligjor për tatimin në pronë
October 6, 2025
Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vrasja e gjyqtarit, Rama: Autorit t’i jepet përgjigja ekstreme ligjore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vrasja e gjyqtarit, Rama: Autorit t’i jepet përgjigja ekstreme ligjore
Lajme

Vrasja e gjyqtarit, Rama: Autorit t’i jepet përgjigja ekstreme ligjore

Kosova Times
Last updated: 2025/10/06 at 6:43 PM
Kosova Times Published October 6, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një deklaratë të fortë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

 

Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama shprehu ngushëllimet e tij të thella. “Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe” shkruan Rama.

Ai theksoi se ky akt kriminal kërkon një përgjigje të ashpër ligjore. “Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit” deklaroi Rama, duke bërë thirrje për dënimin maksimal të autorit të dyshuar.

Kryeministri e konsideroi këtë tragjedi si një mundësi për reflektim të thellë mbi sistemin e sigurisë në gjykata.

“Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, u shpreh ai.

Rama gjithashtu e lidhi ngjarjen me problemin më të gjerë të armëmbajtjes pa leje në vend.

“Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme”, shkruan Rama.

Ai shtoi një apel për reflektim shoqëror: “Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore.”

You Might Also Like

Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari

Tubim i PDK-së në Gjakovë

Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes

Besa Shahini nis peticionin për ndryshimin ligjor për tatimin në pronë

Gjykata e Lartë: Sinjal alarmi për sigurinë në gjykata

Kosova Times October 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit

Kosova Times Kosova Times September 29, 2023
Binaku-Isufi: AKRK ka mbrojtur dhe promovua konkurrencën
Në Gjeorgji nënshkruhet ligji për “agjentët e huaj”
Kurti i falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen dhënë Kosovës
Si nëpër filma! Makina me drogë s’i bindet policisë në kufirin greko-shqiptar dhe thyen traun e rrugës, por…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?