By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kelmendi pjesëmarrës në Forumin e Kryeprokurorëve të Ballkanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kelmendi pjesëmarrës në Forumin e Kryeprokurorëve të Ballkanit
Lajme

Kelmendi pjesëmarrës në Forumin e Kryeprokurorëve të Ballkanit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/06 at 6:55 PM
Kosova Times Published October 6, 2025
Share
SHARE

Me ftesë të Kryeprokurorit të Republikës së Bullgarisë,  Borislav Sarafov, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Republikës së Turqisë,  Muhsin Sentürk, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, po merr pjesë në Forumin IV të kryeprokurorëve të Përgjithshëm të shteteve të Ballkanit, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

 

Në këtë forum, përveç  Kelmendit, po marrin pjesë edhe prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,  Aleksandër Lumezi, drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,  Sami Istrefi, si dhe shefi i Kabinetit të u.d. Kryeprokurorit të Shtetit,  Ardian Nikolla.

Sipas njoftimit, gjatë sesioneve të forumit, u.d. Kryeprokurori i Shtetit mbajti një fjalë rasti ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimeve transnacionale. Ai vuri në dukje sfidat e krimeve me elemente ndërkombëtare, të cilat kërkojnë veprime të koordinuara dhe të vendosura, duke nënvizuar se asnjë shtet nuk mund t’i përballojë i vetëm këto kërcënime komplekse.

Kelmendi prezantoi gjithashtu arritjet e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe progresin institucional të Prokurorit të Shtetit në sekuestrimin e pasurive të paligjshme.

“Ai theksoi nevojën për ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes prokurorive, avancimin e shkëmbimit të informacioneve, harmonizimin e praktikave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar. Për më tepër, bëri thirrje për veprime të koordinuara ndërmjet institucioneve ligjzbatuese të vendeve të Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Tutje u tha se U.d. Kryeprokurori Kelmendi theksoi se për arritjen e këtyre qëllimeve duhet vepruar me efikasitet, integritet dhe mirëbesim reciprok, që kërkon jo vetëm vullnet profesional, por edhe mbështetje të ndërsjellë për një rajon më të sigurt, më të drejtë dhe më të integruar.

Në këtë forum, i cili ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të prokurorive të vendeve të Ballkanit në fushën e drejtësisë penale, kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Bullgarisë,  Rossen Jeliazkov, ministri i Drejtësisë së Bullgarisë,  Georgi Georgiev, presidenti i Eurojust-it, Michael Schmid, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve,  Roel Dona, si dhe kryeprokurorë dhe prokurorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga vende të tjera si Bullgaria, Turqia, Sllovenia dhe Rumania.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times October 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku: Rruga e Kurtit çon në izolim, kemi mbetur pa asnjë mik

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Hoti: LDK-ja ka nevojë për lidership të ri
Hedhja e mbeturinave dukuri e shëmtuar e cila kërkon ndëshkim!
Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë
Ulet në dritaren e automjetit, i shqiptohet gjoba prej 150 eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?