Rekomandimi erdhi pas kërkesës së anëtarëve të KQZ-së për të vlerësuar aplikimin për akreditimin e vëzhguesve të këtyre shtatë organizatave jo-qeveritare.

Bëhet fjalë për OJQ: Qendra Rinore Shtime që kishet aplikuar me 49 vëzhgues, Centre for social inclusion Gracanica – CSIG me 36 vëzhgues, NVO PBG, 18 vëzhgues,  Shoqata Qytetare RESTART me  46 vëzhgues; • Shoqata e Grave “shtëpia Jonë” me  52 vëzhgues, Fuqia e zërit  me 259 vëzhgues si dhe Qendra Kulturore Orfeu me 53 vëzhgues.

Ndërkohë, KQZ-ja mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025.

Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.

Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare.