Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sot do të vizitojë Kosovën, në një vizitë që tregon mbështetjen e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit të tij, Infantino do të pritet nga krerët e lartë institucionalë të Kosovës, ndërsa nga ora 13:00, ai do të dekorohet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në ceremoninë zyrtare, Infantino do të nderohet për kontributin e FIFA-s në pranimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar dhe për mbështetjen në zhvillimin e futbollit tonë.
Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për futbollin kosovar, duke riafirmuar marrëdhëniet e ngushta me organet më të larta të futbollit botëror.