Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit e ja vazhduar në Mitrovicë në një tubim me gratë e këtij qyteti. Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri premtoi mbështetje për gratë por edhe qytetarët në përgjithësi. Mirëqenie sociale, investime e trajnime në shëndetësi, arsim e infrastrukturë ishin disa nga premtimet e Tahirit në tubim me gratë.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri në një tubim me gratë e kësaj komune derisa tha se gratë e kësaj ane janë shembull i sakrificës, përgatitjen e gjeneratave dhe vetëmohim për ti rritur bijtë e bijat që japin kontribut në vend.
“Roli i gruas nuk është i rëndësishëm veç në familje është i rëndësishëm edhe gra të përgatitura dhe ua kërkoj mbështetjen për to”, tha Arian Tahiri kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Tahiri po ashtu tha se ndjen mbështetjen e madhe nga gratë por edhe gjithë qytetarët e Mitrovicës, andaj tha se ndjen përgjegjësi që ta përkthejnë në vepra të mëdha.
“Kemi ndërtuar plan program duke i takuar të gjithë qytetarët me qëllim që secili grup të jetë pjesë. Është e realizueshme 100% sepse janë projekte që janë. Garojmë me një ekip të dinjitetshëm dhe plan program të realizueshëm 100%”. Vend të veçantë ka edhe barazia gjinore që në qytetin tonë dhe partinë tonë është. Gratë në qytetin tonë, shtetin e kompanitë janë të dëshmuar për suksesin, andaj e kanë mbështetjen time. Me qëllim që të përmirësohet edhe trajtimin e shtretërve të lumenjve. Edhe me plotësimin e stafit me psikologë në secilën shkollë, rekrutime”, tha ai.
Në këtë tubim u tha se politika lokale është më e bukur kur udhëhiqet nga gratë. Derisa u bë prezantimi i 11 grave nga Mitrovica të cilat janë kandidate të PDK-së për Kuvend Komunal ato u vlerësuan për frymëzim, solidaritet e të cilat do të jenë zëri i grave në Mitrovicë.