By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Kosovës prezanton planin për siguri gjatë zgjedhjeve lokale 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia e Kosovës prezanton planin për siguri gjatë zgjedhjeve lokale 2025
Lajme

Policia e Kosovës prezanton planin për siguri gjatë zgjedhjeve lokale 2025

Kosova Times
Last updated: 2025/10/09 at 6:31 PM
Kosova Times Published October 9, 2025
Share
SHARE

Nën udhëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, u mbajt një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet lokale 2025”.

 

Sipas njoftimit nga Policia, në këtë takim morën pjesë stafi i lartë menaxhues, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale, të cilët u njoftuan lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.

“Drejtori Hoxha, gjatë këtij takimi, diskutoi për planin e zgjedhjeve lokale, ku potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës, andaj kërkoi që ky plan të zbatohet me profesionalizëm dhe me përkushtim të lartë, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera të përfshira në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, ku është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,  angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit senzitiv e deri në përfundim të procesit.

Si zakonisht, Policia e Kosovës njofton se për zgjedhjet lokale, do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces.

Gjithashtu bëhet e ditur  se në takim u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times October 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim

Kosova Times Kosova Times July 21, 2023
Haradinaj nga Prekazi: Prej këtij vendi nisemi më të fortë për të gjitha sfidat
Trump është i sigurt pas disa të shtënash në afërsi të tij
I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë
Shqipëri, fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe çmimeve të ulëta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?