Sipas njoftimit, vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5000 eurosh, dhe se zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi.

“Ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara me ligj.