By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
Lajme

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/11 at 3:08 PM
Kosova Times Published October 11, 2025
Share
SHARE

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan–Rrogozhinë kanë hyrë në një fazë të avancuar, duke shënuar përparim të ndjeshëm në realizimin e një prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore të Korridorit VIII. Ky aks është projektuar si autostradë e kategorisë A, që do të mundësojë lëvizje të sigurt dhe me shpejtësi të lartë, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet rrugore kombëtare dhe rajonale.

Aktualisht, puna po zhvillohet paralelisht në disa fronte për të siguruar ecuri të qëndrueshme dhe për të përmbushur objektivat e projektit në afatet e përcaktuara. Përfundimi i këtij segmenti pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke reduktuar distancën dhe kohën e udhëtimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në lotin 5, që përfshin aksin Papër – Ura e Grykshit.

Në këtë segment, përveç ndërtimit të trasesë kryesore, projekti parashikon edhe ngritjen e një ure me gjatësi 330 metra linearë, si dhe ndërtimin e disa veprave të tjera mbështetëse.

“Ecuria fizike në këtë kantier është shumë e mirë, me mbi 60% të punimeve të realizuara. Deri më tani nuk kemi hasur problematika. Traseja është hapur tërësisht, ndërsa mbushjet kanë përfunduar në mbi 80%. Janë ndërtuar pesë vepra hidrike për kalimin e ujërave dhe dy nënkalime për akses më të mirë të tokave bujqësore,” deklaroi drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Pjesë e Korridorit VIII, ky aks rrugor do të jetë një autostradë e kategorisë A me shpejtësi 130 km/orë.

Balluku theksoi se ky është një nga kantieret që po ecën më mirë në Korridorin VIII, sidomos segmenti që nis nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku po zgjidhet edhe problematika e ngarkesës së trafikut në daljen e autostradës Tiranë-Elbasan.

“Kemi nisur punën në fazën e parë prej 18 km. Ky segment ndahet në disa faza dhe aktualisht ndodhemi në fazën e pestë. I gjithë projekti me gjatësi prej 18 km ka 6 ura, dy prej të cilave janë 330 metra linearë”, tha Balluku, ndërsa shtoi se në gjithë gjatësinë e segmentit garantohet edhe mbrojtja lumore.

Balluku theksoi se ecuria e këtij kantieri është 60% e volumit të punimeve, ndërkohë që i gjithë projekti është diku te 49%.

“Kemi një afat për të kapur, qershor 2026, ku dëshirojmë të përfundojmë totalisht sipas afateve kontraktuale 18 km e parë të këtij segmenti shumë të rëndësishëm. Kjo duke e lënë rrugën dytësore funksionale dhe duke kaluar në një autostradë të tipit A me shpejtësi 130 km/orë”, tha Balluku.

Balluku bëri të ditur se kjo pjesë e autostradës ka dy korsi qarkullimi nga secili krah me gjerësi 3.75 metra dhe nga një korsi emergjence nga secili krah me gjerësi 3 metra.

Po ashtu, Balluku theksoi se po sistemohet lëvizshmëria brenda zonave të banuara të dy krahëve të autostradës, pasi janë zona bujqësore që detyrimisht duhet t’u krijohet akses .

Një tjetër pjesë e rëndësishme e projektit, pjesë e korridorit VIII, sipas saj është edhe bajpasi i Elbasanit me gjatësi prej 3 km.

“Duhet t’i japim zgjidhje pasi kemi parë ngarkesë, duke qenë se tashmë është shtuar fluksi i qytetarëve apo edhe i vizitorëve e turistëve të huaj që lëvizin edhe gjatë fundjavave. Ndaj duhet patjetër të përfundojnë brenda 1 korrikut 2026, 3 kilometrat e para të bajpasit të Elbasanit për të vazhduar më pas me projektin e madh dhe financimin e huaj në të cilin kemi aplikuar”, shtoi ajo.

Segmenti Elbasan–Rrogozhinë, me një gjatësi totale prej 40 kilometrash, është pjesë strategjike e Korridorit VIII dhe përfshin ndërhyrje të posaçme për mbrojtjen lumore, pasi një pjesë e tij shtrihet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin. Ky projekt pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës, duke përmirësuar infrastrukturën, aksesin për bizneset dhe sigurinë rrugore.

You Might Also Like

Goditet një fëmijë nga vetura në Prishtinë, pranon tretman mjekësor

Joe Biden po merr terapi me rrezatim për kancer në prostatë

Në Morinë për 24 orë kanë hyrë e dalë mbi 10.200 persona e 4700 automjete

Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999

Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës i ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kosova Times October 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO

Kosova Times Kosova Times June 16, 2023
Sot shënohet Epopeja e Dukagjinit
Haradinaj në mbështetje të protestës së OVL UÇK-së
Guardiola: Rodri e ka merituar “Topin e Artë”
Bie numri i emigrantëve të parregullt drejt BE-së përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?