By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e Prevallës dhe Luginës së Lumbardhit, kundër ndarjes nga Prizreni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Banorët e Prevallës dhe Luginës së Lumbardhit, kundër ndarjes nga Prizreni
Lajme

Banorët e Prevallës dhe Luginës së Lumbardhit, kundër ndarjes nga Prizreni

Kosova Times
Last updated: 2025/10/11 at 9:51 PM
Kosova Times Published October 11, 2025
Share
SHARE

Lugina e Lumbardhit dhe ajo e Prevallës së Prizrenit ka vite që janë në shënjestër për plane që do ta ndajnë etnikisht.

 

Aktualizimi i formimit të një komune  në Grykë të Lumëbardhit, që ndryshe quhet dhe Zhupa, me qendër komunale Reçanin, në emër të decentralizimit, nga vetë Ministria e Pushtet Lokal është quajtur komunë artificiale më qëllime politike, si çdo komunë e re e krijuar në emër të decentralizimit.

Ndërkohë, deputetja Duda Balje ka gati 15 vjet që kërkon jetësimin e kësaj ideje, duke kushtëzuar së fundmi votën e saj për qeverinë Kurti, me formimin e po kësaj komune.

Ringjallja e projekteve të vjetra që kanë qenë në skemat serbe, për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Kadri Kryeziu, mbetet shqetësim i madh, sepse nuk janë asgjë më shumë se një bërthamë e madhe që do të minonte Republikën e Kosovës nga brenda.

E shtrirë në Jug të Kosovës, përgjatë Maleve të Sharrit, Prevalla e Prizrenit ngelet e preferuara e shumë vizitorëve qoftë të vendit apo edhe rajonit më të gjerë. Ndryshe quhet edhe vend i qetësisë, bukurisë dhe rehabilitimit shëndetësor, për shkak të gërshetimit të rrymave të ajrit mesdhetar dhe bjeshkëve të Sharrit.

Por nga viti 2013 ky lokacion turistik, nuk dihet kujt i takon për shërbime, ankohen banorët e zonës.

“Momentalisht Prevalla ka mbet, as te baba as te nana, na momentalisht jemi ftof, nuk ankohemi kërka hiq”, tha Bajro Bajrami, anor i zonës, raporton RTKlive.

Prevalla nga viti 2013, sipas drejtorisë komunale të shërbimeve publike menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërkohë që në vitin 2023 është kërkuar që t’i kthehet në menaxhim komunës së Prizrenit.

“Është drejtuar prej zyrës së kryetarit kërkesa për kthimin në menagjim të komunës, kjo deri më sot nuk ka ndodh, mirëpo edhe përgjigje zyrtare nuk kemi. Për momentin, për shkak të emergjencave dhe për shkak të ndotjes së madhe të ambjentit, Ekoregjionin, ndërmarrjen tonë publike e dërgojmë që të bëjë pastrimin e mbeturinave”, tha Çelë Lamaj- Drejtor i shërbimeve publike- Prizren.

Ka gati 15 vjet, që deputetja e kuvendit të Kosovës, Duda Balje, kërkon që fshatrat e Luginës së Lumbardhit dhe Prevalla, të jenë komunë në vete.

Banorët janë skeptik nëse kjo mund të mbijetojë. “Po, nëse ka të ardhura prej këtyre tatimeve, aty me provu, a mundet me mbijetu a nuk mundet”, tha Bajro Bajrami- Banor i Zonës.

“Komuna e Zhupës, jo jo, pse jo, jo se në Prizren e kemi komunën”, tha Bajrush Veliu, banor i zonës.

“Komuna Zhupa të thirret komuna Zhupa, nuk jam për atë që komuna të thirret me emër të veçantë, për shembull, komuna e boshnjakëve, nuk jam për atë se në Zhupë jetojnë shumë njerëz. Të ardhura nuk ka shumë, ka vetëm pak fabrika”, tha Almir Bajrami – Përfaqësues i bashkësisë lokale, Sreckë, Mushnikovë, Gornje Sell, Prevallë.

Themelimi i një komune të re nën petkun monoetnik, nga këndvështrimi kryetarit të parë të komunës së Prizrenit të pasluftës, është nja gabim dhe do vazhdoj të ketë pasoja të një problem nacional..

“Arsye pse kam reaguar është se, politika serbe janë të interesuar që ta bëjnë një Veri në Jug dhe kjo shkon përmes Prevallës, Prevalla është e Prizrenit, kërkesa është edhe e institucionave të Prizrenit që Prevalla të jetë në kuadër të Prizrenit”, tha Kadri Kryeziu- ish nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Për Kryeziun, ish-gjyqtar i kushtetueses, ringjallja e projekteve të vjetra, që kanë qenë në skemat serbe, janë shqetësuese. Themelimi i së ashtuquajturës “Komuna e Zhupës”, sipas Kryeziut nuk është kërkesë për decentralizim, por një skemë e rrezikshme që synon t’i marrë Prizrenit Prevallën dhe, në bashkërendim me Komunën e Shtërpcës, të krijojë një territor të ashtuquajtur  “mish i egër”, një bërthamë të madhe që do të minonte Republikën e Kosovës nga brenda.

Edhe ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, gjatë një interviste në RTK, duke folur për qeverisjen lokale, është shprehur kundër komunave të reja, me qëllime politike, ndërkohë që I ka quajtur artificiale komunat që kanë dalë nga decentralizimi.

“Edhe unë e kam paraparë më parë decentralizimin, por unë mendoj se, Zhupa, që po quhet Zhupa, duhet të jetë në kuadër të Prizrenit, sepse Prizreni është një qytet i madh, historik. Këto kërkesa, janë të pavetëdijshme se ç’ka ndodh pastaj, për këtë arsye kam reagu dhe Prevalla ka me qenë e Prizrenit”, tha Kadri Kryeziu, ish nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë deputetja Duda Balje ka kushtëzuar votën e saj për qeverinë Kurti, me formimin e kësaj komune.

Në Luginën e Lumbardhit, numërohen dhjetëra fshatra të nacionaliteteve të ndryshme, që kryesisht jetojnë me ndërtimtari dhe mërgim.

You Might Also Like

Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Kosova Times October 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kievi kryen operacione sulmuese në jug dhe lindje të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times September 16, 2023
Ibishi: Grupi terrorist s`ishte vetëm, kishte mbështetje direkte nga Serbia
Hamasi refuzon ofertën e Izraelit për armëpushim njëjavor 2 orë më parë
Lundrimi në tregjet e Marrakeshit: Një udhëzues i dorës së parë për blerje pa stres
Ambasadorja e ShBA-së mbron vendimin për sanksionimin e biznesmenit maqedonas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?