By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 dhjetor
December 3, 2025
BE miraton ligj të ri për forcimin e luftës kundër korrupsionit
December 2, 2025
Zyra e BE-së reagon për moscertifikim të Listës Serbe: KQZ e politizuar
December 2, 2025
Skandali në diplomacinë e BE-së, tallja e Budapestit dhe Moskës
December 2, 2025
Veza e Dimrit e Fabergé-s shitet për 26 milionë dollarë, një rekord
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Historiku i zgjedhjeve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Historiku i zgjedhjeve në Kosovë
Lajme

Historiku i zgjedhjeve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/11 at 9:55 PM
Kosova Times Published October 11, 2025
Share
SHARE

Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë fillon në vitin 2000, në kohën kur u organizuan zgjedhjet e para. Më 28 tetor të atij viti u mbajtën zgjedhjet për Kuvende Komunale, duke shënuar nisjen e një procesi të gjatë për ndërtimin e institucioneve të një vendi që po përgatitej dalëngadalë të bëhej shtet.

 

Misioni i OSBE-së në Kosovë e themeloi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2000 dhe ky institucion u kryesua nga shefat e këtij misioni deri në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe mori mbi vete përgjegjësinë për organizimin e zgjedhjeve.

Proceset zgjedhore në Kosovë ndahen në dy etapa të rëndësishme historike: zgjedhjet para dhe pas pavarësisë së shpallur në vitin 2008.

Nga viti 2000 dhe deri më tani, në vendin tonë janë mbajtur me dhjetëra procese zgjedhore në nivel vendi apo të pjesshme. Ndërkohë që për Kuvendin e Kosovës janë organizuar 9 procese zgjedhore, për Kuvende Komunale janë organizuar 8 procese zgjedhore.

Zgjedhjet e drejtpërdrejta për Kryetar të Komunave filluan të mbahen nga viti 2007 dhe që nga ajo kohë janë organizuar 6 procese të tilla zgjedhore përgjatë viteve 2007, 2009, 2013, 2017, 2021 dhe 2025.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin se përgjatë 25 viteve, më shumë se 60 mijë persona kanë marrë pjesë në garat zgjedhore, si kandidatë për deputetë, kryetarë të komunave dhe asambleve  komunale. Në këtë shifër përfshihen edhe personat që janë certifikuar më shumë se një herë.

E numri më i madh i kandidatëve të certifikuar u takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Gjatë 25 viteve, në 6 procese, statistikat e Komisionit Qendror Zgjedhor flasin për certifikimin e mbi 1,200 kandidatëve.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , të kandidatëve të certifikuar ndër vite, tregojnë për dallimin e thellë në mes të dy gjinive. Përgjatë dy dekadave e gjysmë, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve , për pjesëmarrje në proceset zgjedhore janë certifikuar mbi 19 mijë gra dhe mbi 41 mijë burra.

Për Zgjedhjet Lokale 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 5,624 kandidatë, prej  të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 5,419 kandidatë për Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Nga 205 kandidatë të certifikuar për t`i udhëhequr komunat, 185 janë burra dhe 20 gra, ndërkaq, në zgjedhjet për asamblistë, të kuvendeve komunale, nga 5.419 të certifikuar 3,395 janë burra dhe 2,024 gra.

You Might Also Like

Zyra e BE-së reagon për moscertifikim të Listës Serbe: KQZ e politizuar

OSBE dënon moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ

Fëmijët dhe rrjetet sociale, mungesa e kontrollit rrit rreziqet

Oficerët serb bojkotuan ceremoninë e FA të BH për shkak të përfaqësuesve të Kosovës

Trafiku Urban rifillon nesër transportin publik në Prishtinë

Kosova Times October 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PK: Policia e Kosovës e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Kosova Times Kosova Times November 5, 2022
Ferizaj: Po kërkohej nga policia për posedim të substancave narkotike, arrestohet 23 vjeçari
Moti sot i vranët dhe me shi
Njeriu i Putinit: Le të ndërtojmë një tunel Putin-Trump që do të lidhë Rusinë dhe SHBA-në nën det
Venera Lumani dhe Lind Islami sjellin këngën e re “Gjysma ime”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?