By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!
July 21, 2025
Stili i ri patriotik rus: Ideologët e Kremlinit kanë rritur mjekra, dhe zyrtarët femra kanë veshur kokoshnikë
July 21, 2025
Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri
July 21, 2025
Britania u ofron aleatëve armatim Ukrainës brenda 50 ditësh
July 21, 2025
Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autoritetet japoneze me aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Shinzo Abes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Autoritetet japoneze me aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Shinzo Abes
Rajon / Botë

Autoritetet japoneze me aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Shinzo Abes

Kosova Times
Last updated: 2023/01/13 at 6:10 PM
Kosova Times Published January 13, 2023
Share
SHARE

Prokurorët japonezë zyrtarisht kanë ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Autoritetet thanë se i dyshuari do të përballet me gjyq, pasi për disa muaj ishin bërë vlerësime për shëndetin e tij mendor.

Tetsuya Yamagami u arrestua menjëherë pasi dyshohet se qëlloi me armë Aben, teksa ish-kryeministri japonez po mbante një fjalim në Nara të Japonisë në korrik të vitit 2022.

Më vonë gjatë atij muaji, Yamagami u dërgua në një qendër ndalimi ku për gjashtë muaj iu nënshkrua vlerësimit për shëndetin mendor, proces që përfundoi të martën. Yamagami më pas u dërgua në paraburgim në Nara.

Prokurorët thanë se rezultatet e vlerësimit të shëndetit mendor treguar se ai është i aftë që të përballet me gjykim. Yamagami po ashtu është akuzuar për shkelje të ligjit për kontrollin e armëve, tha Gjykata e Qarkut të Naras.

Policia kishte deklaruar se Yamagami u kishte thënë se e ka vrarë ish-kryeministrin Shinzo Abe, që ishte një prej figurave më me ndikim në këtë shtet. I dyshuari u kishte thënë autoriteteve se ai e kishte vrarë Aben për shkak të lidhjeve të tij me grupe fetare që ai urrente. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, Yamagami kishte thënë se ishte inatosur me Aben për shkak se nëna e tij kishte bërë donacione masive për Kishën e Unifikuar, që sipas të dyshuarit, kishte bankrotuar familjen e tij.

Një prej avokatëve të të dyshuarit, Masaaki Furukawa, tha për Associated Press, se Yamagami gëzon shëndet të mirë dhe gjatë qëndrimit në Osaka, ku kishte kryer teste për shëndetin mendor, i ishte lejuar të takohej vetëm me motrën e tij dhe tre avokatët mbrojtës.

Sipas avokatit, për shkak se ky rast është kompleks, do të duhen të paktën disa muaj para se gjyqi të nisë.

Policia po ashtu raportohet se po e shqyrton mundësinë që të shtojë disa akuza të tjera, përfshirë prodhimin e armëve, shkeljen e ligjit për eksplozivët dhe shkaktim të dëmit ndaj ndërtesave.

Disa japonezë kanë shprehur simpati për Yamagamin, veçanërisht ata që si fëmijë kishin qenë ndjekës të Kishës së Unifikuar, që njihet si institucion që shtyn ndjekësit e saj të japin donacione të mëdha dhe kjo kishë konsiderohet si kult në Japoni.

Mijëra persona kanë nënshkruar një peticion përmes së cilit kërkohet që Yamagami të mos ndëshkohet rëndë.

Hetimi për këtë rast ka zbuluar lidhjet e Partisë Demokratike Liberale të Abes me kishën që nga koha kur gjyshi i Abes, ish-kryeministri Nobusuke Kishi, kishte ndihmuar themelimin e kishës në Japoni në vitet ’60.

You Might Also Like

Stili i ri patriotik rus: Ideologët e Kremlinit kanë rritur mjekra, dhe zyrtarët femra kanë veshur kokoshnikë

Britania u ofron aleatëve armatim Ukrainës brenda 50 ditësh

Bllokimi i trafikut në urën për në Krime vendos rekord historik

Armenia refuzon të ekstradojë ushtarin që iku nga lufta në Rusi

205 kg kokainë u gjetën në makinën e një diplomati kongolez në Bullgari

Kosova Times January 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia shtyn zgjedhjet lokale në qarqet e kontrolluara nga forcat ukrainase

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Kurti thotë se do ta udhëheq qeverinë e re
Astra: Pesë oficerë rusë u zhdukën pasi refuzuan të luftonin në Ukrainë
Sala paranojak
Policia merr donacion vetura dhe pajisje teknologjike nga Gjermania
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?