Fazliu deklaron iu bindur se ka gjetur bazën ligjore dhe është ankuar lidhur me këtë, por sipas tij, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Vendim me sqarim të njëjtë sikurse Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa ka dhënë edhe Gjykata Supreme, kurse Fazliu thotë se i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, e paralelisht ka bërë ankesë edhe për ndarjen jo të barabartë të anëtarëve të komisionerëve.

Pas kësaj, Fazliu thotë se dy ankesat në Gjykatë Kushtetuese i ka dërguar me 21 e 22 shtator dhe deri këtë javë nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke pretenduar se edhe vetë Kushtetuesja ka bërë shkelje të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Ai thotë se sipas ligjit, lëndët që kanë të bëjnë me zgjedhje, kanë prioritet. Thotë se edhe këtë javë i ka bërë kërkesë shtesë Gjykatës Kushtetuese dhe çdo vendim pas 12 tetorit, për të nuk ka efekt.

Fazliu tha se është i bindur se gjatë javës së ardhme, një kërkesë të tillë do ta dërgojë tek presidentja e Republikës. Ai tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë gardianët e Kushtetutës, por që në rastin e tij, pretendon se kanë bërë shkelje të saj.