Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ushtruar të drejtën e votës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Rama uroi për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë në futboll, ndërsa theksoi se edhe dita e sotme duhet të jetë ditë fitoreje për qytetin dhe të ardhmen e Kosovës.
“Urime për fitoren historike të Shqipërisë dje. Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë”, tha ai.
Ai theksoi nevojën për bashkëpunim, unifikim dhe vizion të përbashkët, veçanërisht për të garantuar një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.
“Le të fitojë një bashkëpunim i mirëfilltë mes të gjithëve, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, shtoi Rama.
Po ashtu ai theksoi rëndësinë e partneritetit me miqtë ndërkombëtarë, duke thënë se fitorja duhet të shkojë në favor të atyre që qojnë proceset përpara me vizion të qartë për të ardhmen e vendit dhe brezave të rinj.