Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë arritur si parti të kenë, sipas tij, fitore bindëse në komunat që kanë qeverisur deri më tani.
“Në bazë të informatave që i kemi nga KQZ po sidomos nga komisionarët tanë dhe shtabet tona komunale, Aleanca ka shënuar një fitore historike për faktin se e ka një fitore më bindëse në komunat ku ka qeverisë. Në Suharekë me Bali Muharremaj ka fitore bindëse, në Rahovec me Smajl Latifin, në Gjakovë me Ardian Gjinin, në Deçan me Bashkim Ramosaj dhe në Klinë me Zenun Elezi”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Ai ka falënderuar stafin e komisionerëve dhe vëzhguesve për sigurimin e procesit demokratik.